Projeksionet për grurin në BE. Komisioni shkurton vlerësimet e të korrave dhe inventarëve për sezonin
Komisioni Europian ka shkurtuar projeksionet e prodhimit të përdorshëm të grurit të përbashkët në Bashkimin Europian për vitin 2021/22 në 125.8 milionë ton, nga 126.2 milionë që vlerësoi muajin e kaluar. Reduktimi i projeksioneve ishte përsëri 7% sipër të korrave të sezonit të kaluar prej 117.2 milionë ton, sipas të dhënave mujore të komisionit mbi kërkesën dhe ofertën. BE pritet gjerësisht të prodhojë më shumë drithëra këtë vit ndërkohë që fermerët kanë mundur të zgjerojnë zonat e mbjelljes, pasi shiu ndërpreu mbjelljen në sezonin e kaluar. Komisioni mbajti të pandryshuar perspektivën për eksportet e grurit të butë të BE në 30 milionë ton për sezonin 2021/22. Kjo është në rritje nga sezoni i mëparshëm prej 27 milionë ton. Megjithatë, faktorë të tjerë të kërkesës janë rishikuar në rritje, me përdorimin e projektuar të grurit për ushqimin e blegtorisë që është rritur me 300,000 ton, në 41.3 milionë ton në total. Rënia e perspektivës mbi të korrat dhe përshtatja në rritje e kërkesës tejkaluan rritjen e pritur të importeve prej 200,000 ton, që shihet tashmë në 2.7 milionë ton në total. Kjo bëri që komisioni të shkurtojë projeksionet për stokun e grurit në sezonin 2021/22 në 10.1 milionë ton, nga 10.8 milionë në Maj.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.