Projekti 1 mln euro – Linjë hekurudhore Shqipëri – Greqi, qeveria nis negociatat

Qeveria po negocion me palën greke për ndërtimin e një linje hekurudhore Shqipëri-Greqi. Projekti ndodhet në fazën e studimit të fizibilitetit dhe pritet të miratohet në muajin Prill.
Nisma e re po diskutohet mes ministrive të Transporteve të të dyja vendeve dhe në tërësi, projekti kap shifrat e rreth 1 milion eurove.
Në mbledhjen e së hënës, Komisioni i Ligjeve miratoi edhe ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BERZH-it, për financimin e projektit “Hekurudhat Shqiptare – Rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”.
Punimet për këtë linjë hekurudhore pritet të fillojnë nga muaji shtator i këtij viti dhe afatet për përfundimin e projektit janë rreth 3 vjet.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.