Pse ajo që i ndodhi çmimit të naftës është krejtësisht racionale dhe aspak e çuditshme

Çmimet negative të naftës në SHBA i ka lënë pa fjalë investitorët në të dy anët e Atlantikut, por një investitor miliarder mendon se çka po ndodh nuk është punë e madhe.
Investitori miliarder Howard Marks i cili themeloi Oaktree Capital Management, i tha CNBC të mërkurën: “Nuk është panik. Masa është plotësisht e arsyeshme.”
“Ndërlikimi i fundit është se depozitimi i naftës kushton para, dhe objektet e depozitimit nuk janë të pakufizuara. Tani ruajtja është e pakët dhe kështu e kushtueshme, kështu që nuk ia vlen të blihet naftë sot, pasi kushton shumë që ta depozitosh. Kostoja e ruajtjes tejkalon vlerën; kështu që çmimi është negativ”.
Mungesa e opsioneve të ruajtjes dhe ulja e kërkesës gjatë pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit ka ulur çmimet në ditët e fundit, duke arritur kulmin me rënien mahnitëse të së hënës.
Ai shtoi: “Prodhimi i naftës ndërkohë nuk mund të mbyllet, sepse për prodhimin disa puse varen nga presioni, që po u mbyll, mbyllet përgjithmonë. Kështu që, nafta vazhdon të prodhohet, çka tejkalon sasinë e nevojshme për konsum.”
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.