Pse BE do të paguajë më shumë vaksinat? – Përmirësimi i kushteve të marrëveshjeve dhe variantet e reja, rritën kostot
Bashkimi Europian ka rënë dakord të paguajë një premium për porositë e reja të vaksinave COVID-19 sepse po kërkon që të përmbushen kushte më të ashpra, thanë zyrtarët europianë, ndërsa blloku përpiqet të mbrojë furnizimet pas një fillimi të vështirë të fushatës së tij të vaksinimit. Gjithsesi, çmimi që pritet të paguhet është më i ulët sesa Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të paguajnë në porosinë e fundit në korrik.
Të Dielën, Financial Times raportoi se BE-ja ka rënë dakord të paguajë Pfizer/ BioNTech 23.1 dollarë/doza sipas një kontrate të nënshkruar në maj për deri në 1.8 miliardë doza, nga 15.5 euro për dozë sipas dy kontratave fillestare të furnizimit për një total prej 600 milionë vaksinash.
Çmimi për të vaksinat Moderna u rrit në 25.5 dollarë/dozë, tha gazeta, duke iu referuar një marrëveshje vaksinash prej 300 milionë dollarësh, nga 22.6 dollarë në marrëveshjen e saj fillestare për 160 milionë doza. Çmimi i Moderna është ende më e ulët në intervalit prej $ 25-$ 37 në vitin e kaluar, por Pfizer dhe BioNTech kishin thënë më parë se çmimet do të ishin më të ulëta për marrëveshje me vëllim më të madh.
Ministri i Çështjeve Europiane i Francës, Clement Beaune, tha të hënën se çmimet e mundshme më të larta ishin ende në negociata dhe ishin rezultat i klauzolave më të rrepta mbi variantet, prodhimin dhe dërgesat. Një zyrtar europian i njohur me negociatat me prodhuesit e vaksinave tha se vlera e dozave të prodhuesve të ilaçeve ishte rritur që kur ishin shfaqur provat për efikasitetin e tyre dhe ndikimin pozitiv që kishin për të ndihmuar ekonominë të shërohej nga një recesion i shkaktuar nga pandemia.
Kur BE -ja ra dakord në maj për marrëveshjen e tretë të furnizimit me Pfizer për deri në 1.8 miliardë doza, Komisioni tha se kontrata e re kërkonte që vaksinat të bëheshin në vendet BE dhe përbërësit thelbësorë të siguroheshin nga rajoni. Në marrëveshjet e para të furnizimit, BE kishte kërkuar që vetëm vaksinat të bëheshin në BE, jo përbërësit e tyre. Përqendrimi i prodhimit në Europë mund të ndihmojë në garantimin e furnizimit tani që linjat e prodhimit janë konsoliduar dhe ka më pak nevojë për lëvizje, por gjithashtu ka të ngjarë të rrisë kostot.
Komisioni Europian tha gjithashtu në deklaratën e tij se sipas kontratës së re “që nga fillimi i furnizimit në vitin 2022, shpërndarja në BE është e garantuar”, ndërsa sipas kontratës së parë Pfizer -it i kërkohej vetëm të bënte “përpjekjet më të mira të arsyeshme” për të dërguar sasitë e para-dakorduara brenda limiteve kohore. Pfizer deri më tani ka respektuar angazhimet e saj ndaj BE -së dhe ka arritur të dërgojë pak më shumë vaksina nga sa ishte planifikuar fillimisht në tremujorin e parë të vitit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.