Pse mendjet me brilante kanë nevojë për vetmi?!

Gjithnjë e më shumë studime të realizuara nga ekspertë sociologjie dhe psikologjie konfirmojnë se të qendruarit vetëm është cilësi e mendjeve më brilante dhe kreative.
Kështu shpjegohet ajo se pse shumë liderë përfundojnë duke bërë një jetë të vetëm dhe pse pjesa më e madhe e gjenive të historisë e kanë lindur ‘zbulimin’ e tyre të madh të mbyllur në një dhomë. Në vetmi perfekte!
Sipas sociologut Eric Klinenberg nga Universiteti i Nju Jorkut, të jetuarit vetëm do të thotë edhe të shijosh marrëdhënie cilësore, pasi për pjesa më e madhe e atyre që janë vetëm (single) e kanë të qartë se “të jesh vetëm është më mirë se të jesh i keqshoqëruar”.
Ka studime gjithashtu që thonë se vetmia në fakt lehtëson zhvillimin e empatisë.
Një tjetër sociolog Eron Cornwell i ‘Cornel University’ të Itakës ka dalë në konkluzionin se është me e mundshme që personat mbi 35 vjeç që jetojnë vetëm t’i lejojnë vetes një mbrëmje me miq, kundrejt atyre që jetojnë me një partner.
Kjo ndodh edhe për personat e moshuar që jetojnë vetëm: Kanë një rrjet të gjerë shoqëror.
Ajo që befason në studim është se vetmia rezulton baza e kreativitetit dhe inovacionit. Personat janë qënie sociale por pasi kanë kaluar ditën të rrethuar nga persona, nga një mbledhje në tjetrën, kanë marrë pjesë aktive në rrjetet sociale, kanë nevojë për një pushim që i furnizon ata dhe këtë e mundëson pikërisht vetmia.
Susan Cain, autore librash mbron tezën se pasuria kreative vjen nga vetmia.
Sipas saj, vetmia është përbërësi bazë i kreativitetit. Ajo përmend faktin se Darvini bënte shëtitje të gjata nëpër pyje dhe vendosmërisht refuzonte ftesat e miqve. Po ashtu, Steve Wozniak ka shpikur kompiuterin e parë Apple ‘ i bllokuar” në “Hewlett Packard” e tij etj” .
Dhe shton: “Shoqëritë perëndimore e kanë harruar forcën e jetës vëzhguese e admiruese. Ta ndalim çmendurinë e kërkimit konstant të punës në skuadër. Shkoni në shkretëtirë për të marrë instruksionet e duhura”.
Burimi: Huffington Post
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.