Pse po vonohet “Air Albania” dhe Unaza e re? Shpjegimet e kryeministrit
Edhe pse komunikimi publik i kryeministrit ishte i fokusuar për kërkesat e studentëve që janë në protestë, ai nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe disa pikëpyetje dhe zhvillime që lidhen me çështje të tjera. Kryeministri i ka dhënë përgjigje pikëpyetjeve për vonesën në operimin e kompanisë shqiptare të fluturimeve ajrore “Air Albania” që deri më tani ka realizuar vetëm një fluturim inaugurues. Kreu i qeverisë tha se kompani është në proces licencimi dhe se shumë shpejt do të jetë funksionale.
“Disa thonë se na iku edhe kjo si mos na ikin si Air Albania. Air Albania nuk ka ikur, ajo është në procesin e marrjes së një serë licencave që e bëjnë pjesë të Netëorkut europian. Kështu që e di që shumë gjëra nuk bëhen shpejt siç i prisni ju, po asnjë nga ju, të gjithë ju që ndiqni nuk i pret gjërat më shpejt sesa i dua unë” tha kryeministri.
E sa i përket pezullimit të punimeve në segmentin numër 1 të Unazën e Madhe për shkak të dokumentacionit të një kompanie.
“Te Unaza e re bëmë një projekt dhe del një mashtrues atje. Marrim ne të gjithë baltën. Është kompania e Edi Ramës. Unë mërzitëm shumë. Po çfarë të bëj? Shtrëngoj dhëmbët dhe vazhdoj përpara. Nuk ka kryeministër në botë që të mos dojë t’i bëjë gjërat sa më shpejt” vijoi kryeministri në komunikimin e tij publik.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.