‘Puna me mik’ nuk është më mënyra më e mirë për të gjetur një vend pune!

Cila është mënyra më efikase për të gjetur një punë në ditët e sotme? Zakonisht ajo që ka më shumë rëndësi është pikërisht rrethi që ju njihni dhe jo aftësitë tuaja profesionale. Më konkretisht sipas specialistëve të fushës çelësi i suksesit janë kontaktet dhe njohjet që ju keni, duke përfshirë këtu familjarët, shoqërinë por edhe të njohurit e tyre gjithashtu.
Kjo këshillë lindi në një studim marramendës nga sociologu Mark Granovetter në fillim të viteve 1970. Ai intervistoi 100 punëtorë zyrash që kishin ndërruar punën gjatë 5 viteve të fundit dhe zbuloi se pikërisht këto lidhje të ashtuquajtura ‘të dobëta’ ndihmuan shumë prej tyre të gjenin punën e ardhshme.
Por, a janë lidhjet e dobëta ende kryesore? Jo. Nga 141 personat që thanë se mendonin se njohjet i kishin ndihmuar, vetëm 17% raportuan rezultati përfundimtar erdhi si pasojë e ndërhyrjes së një kontakti të tyre. Lidhjet në vendin e punës, megjithatë, vërtetuan se ishin më të dobishme. Më shumë se 60% e tyre raportuan se dikush me të cilin kishin punuar me të kaluarën i ndihmoi të gjejnë punën e tyre të radhës. Këta nuk ishin gjithmonë bashkëpunëtorë, por edhe ish-shefa dhe klientë të dikurshëm. Por, ajo që kishte më rëndësi në të gjitha rastet ishin njerëzit që mund të flisnin me njohuri dhe bindje për aplikantin se si është ai si bashkëpunëtor dhe koleg.
Njerëzit mësojnë për vende punë disponibël nëpërmjet reklamave në media sociale, nëpër faqet zyrtare të kompanive ose nga agjencitë e specializuara për punësim. Kjo ka çuar në një problem të ri: Shumë njerëz po aplikojnë për të njëjtën punë. Si pasojë e këtij fenomeni problemi kryesor me të cilin përballen punëkërkuesit është pikërisht të qenurit ndryshe nga të tjerët dhe gjetja e mënyrave për tu spikatur mes një numri të madh kandidatësh të tjerë.
Drejtuesit dhe agjencitë e punësimit përballen me të njëjtin problem, duke u detyruar të përzgjedhin me qindra aplikantë me mjetet e kufizuara të programeve të aplikimit, CV-ve dhe letrave të motivimit. Në këto momente, ajo që vlen më shumti është një rekomandim i fortë nga dikush që në të vërtetë e njeh aplikantin si punëtor/koleg dhe që mund t’i sigurojë ata që personi në fjalë do të jetë një zgjedhje e duhur.
Praktikisht, që kur rekomandimi i dikujt për një vend pune është një bërë një pjesë kaq e rëndësishme e punësimit, dhe një mënyrë që njerëzit me prejardhje dhe perspektivë të ndryshme mund të përjashtohen nga vendet e punës, ai është gjithashtu kthyer në një vendim i rëndësishëm etik. Të gjithë të përfshirë në marrjen e vendimeve duhet të mendojnë me kujdes se kush rekomandohet dhe pse.
Pra lidhjet në vendin e punës mund të mbajnë më shumë peshë. Mënyra më e mirë për të rritur gjasat për të marrë vendin e punës që dëshironi më vonë mund të jetë të trajtoni mirë kolegët tuaj aktual. (HBR)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.