Papunësia në SHBA zbret në 4,4% – Norma më e ulët në 10 vjet

Fillimi i pranverës ka sjellë edhe një vrull punësimesh në ekonomikë e Shteteve të Bashkuara. Vetëm në muajin Prill janë hapur 211 mijë vende të reja pune jo në sektorin bujqësor dhe norma e papunësisë ka zbritur në 4,4%, më e ulëta në 10 vitet e fundit.
Zgjerimi i vendeve të punës u nxit kryesisht nga argëtimi dhe akomodimi, ndjekur nga shëndetësia, si dhe shërbimet profesionale dhe të biznesit.
Sektori i shitjeve është rikthyer të kontribuojë në punësim, pas muajsh të tërë shkurtimesh vende pune, ai ka arritur të shtojë 6300 vende pune gjatë Prillit.
Megjithatë një tjetër sinjal vjen mbi gjendjen e tregut të punës vjen nga rritja prej 2,5% të pagës për orën pune krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila është cilësuar modeste nga analistët. Edhe shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës ka qenë e dobët duke zbritur nga 64% në 62,9%.
Nga ana tjetër, këto të dhëna i japin besueshmëri strategjisë së Rezervave Federale, të cilat konsiderojnë si të arritur objektivin e dyfishtë të maksimizimit të punësimit dhe garantimit të qëndrueshmërisë së çmimeve. Fed beson tashmë se mund të vazhdojë pa pengesa rrugën drejt një normalizimi gradual të politikës së saj monetare.
“Me rritjen e fortë në punësim, zgjerimi ekonomik i SHBA do të vazhdojë përgjatë vitit 2017. Fed do të rrisë normën e fondeve federale përsëri në mes të Qershorit, teksa ekonomia po arrin një punësim të plotë”, tha Gus Faucher, ekonomist pranë PNC Financial.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.