Qeset me pagesë – 7 supermarkete të tjera i bashkohen nismës së Bashkisë
7 rrjete supermarketesh të tjera, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryeqytet u janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për reduktimin e qeseve plastike, duke aplikuar një pagesë modeste nga 3-5 lekë për çdo qese. Marrëveshja është nënshkruar mes përfaqësuesve të këtyre supermarketeve dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Vetëm disa ditë pas ndërmarrjes së kësaj iniciative, është vënë re reduktim i ndjeshëm i përdorimit të qeseve nga qytetarët.
Duket se qytetarët, të dekurajuar nga pagesa prej 3 dhe 5 lekësh kanë nisur të përdorin trastat e rrobës. Nisma do të vijojë të shtrihet edhe më tej, duke synuar ndërgjegjësimin se përdorimi i qeseve plastike është i dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.