Wizz Air fluturon në Shqipëri – Linja Tiranë-Budapest me kosto shumë të ulët
Kompania ajrore Wizz Air nis zyrtarisht fluturimet “low cost”, Tiranë-Budapest dhe anasjelltas.
Avioni i parë u ul pasditen e së mërkurës rreth orës 17:00 në Rinas, në bordin e së cilit udhëtonin qytetarë dhe zyrtarë nga qeveria shqiptare dhe hungareze, të cilët inauguruan edhe këtë linjë të re fluturimesh.
Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj, foli për rritjen e fluturimeve të ngjashme në të ardhmen dhe mundësinë që Shqiptarët do të kenë me udhëtime me bileta të lira.
Nga ana e tyre, qytetarët u dukën të kënaqur me udhëtimin e kryer. Për TV SCAN ata folën për çmimet e ulëta të biletave që kishin udhëtuar.
Zyrtarët hungarezë folën për negociatat me homologët e tyre shqiptarë dhe vendet e Bashkimit Europian.
Ministri hungarez i Shtetit për Transportin, Robert Homolya, tha se kjo linjë pritet të ketë një ndikim pozitiv në turizmin mes dy vendeve.
Ndërsa shefi i kompanisë ajrore foli për rritjen e cilësisë së shërbimeve. Wizz Air do të udhëtojë mes Tiranës dhe Budapestit dy herë në javë, të mërkurën dhe të dielën.
Florenc Drizari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.