Raporti/Sa emigrantë ka nëpër botë? Gati gjysma e tyre janë gra
258 milionë persona kanë braktisur vendin e tyre për një shtet tjetër. Organizata e Kombeve të Bashkuara më 18 Dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve bëri publike raportin, ku konstatohet se numri i emigrantëve ndërkombëtarë është rritur për 49 për qind, nga të cilët 19 për qind në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(49.8 milionë).
Gati me nga 12 milionë emigrantë renditen Arabia Sudite, Gjermania dhe Rusia. Ndërsa Britania renditet në vend të pestë duke strehuar afërsisht nëntë milionë.
Sipas raporti të OKB dy e treta e emigrantëve ndërkombëtarë në vitin 2017 jetojnë vetëm në 20 shtete, duke shtuar se “emigrantët kanë kontribuar në rritjen e popullsive në Amerikën e Veriut dhe Oqeani, ndërkaq popullsia e Evropës do të zvogëlohej po të mos ishin emigrantët”.
Sipas raportit të OKB-së, 26 milionë e emigrantëve ndërkombëtarë në vitin 2017 janë me statusin azilkërkues ose refugjatë.
Pjesa dërrmuese e emigrantëve ndërkombëtarë jetojnë në shtete me të ardhura të larta, 22 milionë e azilkërkuesve dhe refugjatëve janë strehuar nga shtete me të ardhura të ulta dhe të mesme.
OKB bën të ditur se tre e katërta e emigrantëve ndërkombëtar (74 për qind) janë të moshës mes 20 dhe 64 vjeç dhe se mosha mesatare e tyre është 39,2 vjet.
48,4 për qind e emigrantëve për vitin 2017 janë gra, ndërsa numri i emigrantëve gra është më i madh në të gjitha rajonet me përjashtim të Afrikës dhe Azisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.