Reagon OBSH/ A e përkeqëson gjendjen e të prekurve me Covid-19 përdorimi i ibupofrenit?/
Gjatë kohës që Covid-19 u shfaq, së bashku me të janë kryer dhe shumë studime lidhur me këtë virus të panjohur. Pas deklaratës së ministrit francez të shëndetësisë, i cili deklaronte se përdorimi i ibuprofen-it mund të përkeqësonte shëndetin e njerëze të prekur nga koronavirusi, lindën mjaft shqetësime.
Së fundmi, ka reaguar dhe OBSH nëpërmjet një postimi në Twitter për të qëtësuar të gjithë qytetarët se nuk ka rekomanduar asnjë vendim kundër apo pro përdorimit të ibuprofenit.
“Tani për tani, bazuar në informacionet që kemi në dispozicion, OBSH-ja nuk rekomandon mospërdorimin e ibuprofenit. Ne jemi duke u konsultuar me mjekë që trajtojnë pacientë me COVID-19 dhe nuk jemi në dijeni për raportet e efekteve negative të ibuprofenit, përveç efekteve të ditura anësore, që e kufizojnë përdorimin e tij te njerëz të caktuar. OBSH-ja nuk është në dijeni për të dhëna të publikuara klinike, ose të bazuara në popullsi, në lidhje me këtë çështje”,- thuhet në faqen zyrtare të OBSH-së në Twittter.
Elefteria Zguri/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.