Reduktoni stresin në punë, ndiqni këto këshilla

Stresi në punë! Sa shumë kemi dëgjuar për këtë. Nga do që kthejmë kokën dëgjojmë vetëm njerëz që ankohen për jetën e tyre profesionale, për personat që kanë në zyrë dhe për intrigat e thurura nga kolegët e punë. Përpara se stresi të kalojë në faza të tjera e të jeni të detyruar të bëni ndonjë veprim i cili do t’ju penalizonte, thjesht hidhini një sy këtyre këshillave dhe përpiquni të zbatoni disa prej tyre. Do të shikoni që gjërat nuk do të ndryshojnë, madje dhe kolegët tuaj do të jenë ata që ishin por ju do të jeni ndryshe dhe do filloni të kuptoni se nëse ju nuk doni, asgjë që ndodh nuk do t’ju prekë.
- Kuptoni identitetin tuaj
Kur kaloni kohë me njerëz të tjerë ju filloni të kuptoni nëse jeni një me të gjithë, nëse mendoni njësoj apo si mund të tingëllonte një mendim i çmendur i dikujt? Ju nuk jeni më një subjekt i asaj që njerëzit e tjerë mendojnë. Aty bëhet e qartë se mendimi I tyre ose mungesa e integritetit nuk duhet t’ju largojë nga ekuilibri.
- Respektoni veten tuaj
Mos harroni, njerëzit ju trajtojnë ashtu si ju trajtoni veten tuaj. Ju duhet para së gjithash të respektoni veten tuaj mjaftueshëm për të mbajtur kufij të shëndetshëm. Urgjenca e dikujt tjetër nuk është domosdoshmërish emergjenca juaj. Opinioni i dikujt tjetër nuk duhet të jetë opinion juaj.
- Falni shpejt
Ju padyshim që duhet të hiqni dorë nga hakmarrja dhe pavarësisht gjithçka je duhet të kuptoni se koha i shëron të gjitha. Sa më shumë kohë të kaloni duke u fokusuar në problemin aq më shumë kohë humbisni duke i dhënë një zgjidhje. Ju duhet të mësoni t’i lini gjërat të shkojnë. Jo sepse nuk kanë rëndësi, jo sepse nuk janë të rëndësishme dhe jo sepse ajo që bëri personi tjetër ishte në rregull por sepse ju duhet të ecni përpara dhe nuk munde ta bëni një gjë të tillë për aq kohë sa jeni të mbërthyer në baltë.
- Kufizoni gjykimet
Njerëzit gjykues janë njerëz negativë. Ata krijojnë grindje dhe ndarje. Lufta dhe ndarja shkaktojnë stres. Kufizo kohën tënde me këta njerëz në mënyrë që të mos bëheni një prej tyre.
- Shkëputuni
Shkëputja nuk është e njëjta gjë me mosinteresimin. Ju mund të jeni shumë të interesuar për diçka që po ndodh por nuk duhet ta lejoni veten të reagoni me shumë se sa duhet. Ju duhet të jeni pikërisht ata që qetësohen marrin frymë thellë dhe përpiqen t’i japin zgjidhje situatës duke marrë parasysh të gjitha mundësitë.
- Komunikoni në mënyrë të qartë dhe efikase
Në vendin e punës ashtu sikurse edhe në marrëdhëniet tuaja personale, supozimet mund të jenë vdekjeprurëse. Mësoni të kërkoni për atë që keni nevojë, tregoni atë që dëshironi dhe kërkoni sqarime kur të jeni të hutuar. Komunikimi I mirë është thelbësor për rritjen e produktivitetit. Mësoni të dëgjoni.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.