Reklamat e “shënjestruara” në Facebook – Kompania planifikon t’i heqë ato drejt grupeve të cënuara
Facebook theksoi se planifikon të heqë opsionin e shënjestrimi të detajuar të reklamave që referojnë drejt temave të ndjeshme, si reklamat e bazuara në ndëveprimet me përmbajtjet në lidhje me racën, shëndetësinë, praktikat fetare, mendimet politike apo orientimet seksuale. Kompania, që ka ndërruar emrin së fundmi në Meta, dhe që gjeneron shumicën e të ardhurave përmes reklamimit dixhtial, ka qenë nën mbikqyrje të ashpër mbi shënjestrimin e reklamave në vitet e fundit. Në një postim, Facebook dha shembuj për kategoritë e shënjestrimit që nuk do lejohen më në platformën si “ndërgjegjësimi mbi kancerin e mushkrive”, “Dita Botërore e Diabetit”, “kultura LGBT”, “Pushimet cifute” apo mendimet politike dhe çështje sociale.
Sipas kompanisë, ndryshimet do nisin nga 19 Janari 2022. Facebook është goditur nga kritikat mbi aftësinë mikro-shënjestrimit, përfshirë mbi abuzime si mundësia e reklamuesve që të shënjetrojnë grupe të cënuara. “Kemi dëgjuar shqetësime nga ekspertët mbi opsionin e shënjestrimit, se si këto mund të përdoren në mënyra që sjellin eksperienca negative për njerëz në grupe të cënuara”- tha Graham Mudd, zv/presidenti i kompanisë për marketingun e produktit për reklamat. Opsionet e reklamave të detajuara janë përdorur nga shumë reklamues, përfshirë fushata politike, grupe të çështjeve sociale si dhe biznese.
“Vendimi i heqjes së opsionit të shënjestrimit të reklamave nuk ishte i thjeshtë dhe do na ndikojë negativisht tek biznesi”- tha Mudd në një postim. Reklamuesit në platformën e Facebook mund të vazhdojnë të shënjestrojnë audiencën përmes venddodhjes, të përdorin listën e vetë të klientëve, të shfaqen tek audiencat që janë përfshirë me produktet e tyre dhe të dërgojnë reklama tek njerëzit me të njejtat karakteristika si ato përdorues
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.