Revolucioni i makinave elektrike po vjen, kjo është ajo që duhet të ndodhë së pari

Makinat elektrike ende janë një risi, por kjo nuk do të zgjasë edhe për shumë. Një ditë, makinat elektrike do të jenë vetëm makina si pjesa tjetër aktuale.
New Energy Finance kanë parashikuar se 20 vjet nga tani, më shumë se gjysma e makinave të reja të shitura do të jenë elektrike. Por ka akoma probleme që duhen zgjidhur që këto makina të përhapen në tregun global.
Së pari, makinat elektrike do të duhet të bëjnë një distancë më të largët me vetëm një karikim të plotë, dhe ata do të duhet të karikohen më shpejt.
Studiuesit thonë se një makinë elektrike do të mund të përshkruaj një distancë prej 300 milje brenda një periudhe 10 vjeçare nga 200 milje që përshkruajnë aktualisht. Gjithashtu edhe çmimi i baterive pritet të përgjysmohet gjatë kësaj periudhe.
Problem tjetër është ai i impianteve të karikimit të cilat duhen vendosur në distanca të përshtatshme për drejtuesit e automjeteve elektrike, pa të cilat përdoruesit nuk mund të bëjnë udhëtime në distanca mbi normën e makinës.
Gjithashtu duhet të ketë më shumë mundësi zgjedhje dhe çmime më të mira. Aktualisht shumë kompani kanë nisur prodhimin e automjeteve elektrikë gjë që shmang ndërlikimet midis asaj që konsumatorët dëshirojnë dhe asaj që është në dispozicion.
Teksa shumë konkurrentë hyjnë në treg, shitjet e automjeteve elektrike do të rriten natyrshëm pasi konsumatorët kanë më shumë gjasa të gjejnë një makinë elektrike që i përshtatet nevojave dhe shijet e tyre bazë dhe gjithashtu kanë më shumë mundësi të blejnë një makinë më të lirë.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.