Rreziqet politike ngadalësojnë ekonominë e Eurozonës?
Ekonomia e eurozonës po ngadalësohet kryesisht si rezultat i rreziqeve politike. Kështu u tha gazetarëve herët ditën e sotme kryetari i ministrave të financave të eurozonës, Mario Centeno.
Komisioni Europian uli ndjeshëm parashikimet për rritjen ekonomike të eurozonës për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, duke vënë në dukje tensionet e tregtisë globale dhe një sërë sfidash të brendshme.
“Ne e dimë se ka një ngadalësim të përkohshëm në ekonomitë tona. Ne gjithashtu e dimë se shumica e rreziqeve, siç vuri në dukje dhe Komisioni, janë rreziqe politike, të cilat bëjnë thirrje që politikanët të ndërmarrin veprime” -tha ai.
Burimi: Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.