Stimujt e mundshëm të BQE – Tregjet presin një raund të ri të Operacioneve të Rifinancimit
Kreditë e lira bankare, që përbëjnë një formë stimuli të prezantuar nga Banka Qendrore Europiane gjatë krizës financiare, prite të rikthehen në muajt e ardhshëm.
Vetëm dy muaj kanë kaluar që kur Banka Qendrore Europiane përfundoi programin e blerjes së obligacioneve prej 2.6 trilionë euro. Megjithatë, ekonomia e Eurozonës ndodhet në nivelin më të ulët në 4 vite dhe bankat qendrore në të gjithë botën po tërhiqen nga tkurrja monetare.
Kjo ka rritur pritshmëritë për veprime nga BQE, që pritet të marrin formën e kredive ndaj bankave, të njohura me emrin Operacionet Afat-gjata të Rifinancimit (LTRO).
Detajet pritet të bëhen të ditura në Mars apo Qershor në takimet e BQE. Programet e kredive, që burimet e institucionit në Frankfurt i cilësojnë si prioritet ndaj masave të tjera, do të ulin kostot e financimit për bizneset dhe familjet dhe kompensojnë për efektet e interesave negative te bankat.
Kjo pritet të rrisë inflacionin gjithashtu, ndërkohë që raundi i vitit 2016 i Operacioneve të Rifinancimit rriti nivelin e çmimeve me 0.3% në dy vite. Raundi i vitit 2016 lejoi bankat që të fiksonin normat e interesit të huadhënies në nivelin e ulët të normës së depozitave të BQE në minus 0.4%.
Kreditë kishin një afat maturimi prej 4 vitesh. Për këtë herë, investitorët presin që BQE të ofrojë afate më të shkurtra të maturimit dhe norma të ndryshueshme të interesit, për të patur liri në rritjen e interesave në të ardhmen.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.