Rrëzohet avioni ushtarak amerikan në Norvegji – Raportohet 4 viktima!

Një avion ushtarak amerikan është rrëzuar në veri të Norvegjisë, duke vrarë të katër pasagjerët në bord. Avioni, i cili i përkiste Trupave Detare të SHBA-së, po merrte pjesë në një stërvitje të NATO-s kur u rrëzua të premten.
Ai u rrëzua në një rajon të largët të Norvegjisë, në jug të qytetit të Bodo, dhe helikopterët nuk mundën të uleshin në vend për shkak të motit të keq. Por ekipet e kërkimit përdorën makina dëbore për të mbërritur në vendin e përplasjes në orët e para të së shtunës.
“Me keqardhje konfirmohet se të katër personat në bordin e avionit kanë humbur jetën,” tha policia lokale në një deklaratë, duke shtuar se viktimat ishin të gjithë shtetas amerikanë. Hetimi për shkakun e aksidentit u ndërpre për shkak të motit të keq, por policia tha se do të rifillojë sapo të përmirësohet moti.
Avioni MV-22B Osprey po merrte pjesë në një stërvitje të NATO-s të njohur si Reagimi i Ftohtë, i cili është krijuar për të përgatitur anëtarët e aleancës mbrojtëse për të mbrojtur Norvegjinë. Ai përfshin rreth 30,000 trupa nga 27 vende anëtare. BBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.