Rritet interesi për ndërtimin e HEC-eve – Aplikimi i radhës pranë MIE në Qarkun e Shkodrës
Pas vrullit të ofertave të investitorëve për ngritjen e parqeve fotovoltaike gjatë periudhës së verës vitin e kaluar, me sa duket interesi i tyre është zhvendosur tashmë në ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.
Kështu, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka ardhur një tjetër kërkesë për ndërtimin e një HEC-i në Bashkinë Pukë, pjesë e Qarkut Shkodër.
Shoqëria “Company Riviera 2008” sh.p.k, një kompani e cila operon në fushën e ndërtimit, ka aplikuar pranë MIE për miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “Risht” në përroin me të njëjtin emër, degë e lumit Drin.
Ndërkohë, ashtu si të gjithë HEC-et e vogla edhe kapaciteti prodhues i tij është parashikuar të jetë 2 MË.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.