Rritja e çmimeve të energjisë – Sondazhi, detyron thuajse gjysmën e kompanive gjermane të shkurtojnë investimet e reja!

Rreth 40% e kompanive gjermane po ndjejnë tashmë ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë dhe pothuajse gjysma duan të reduktojnë investimet për shkak të rritjes së kostove të energjisë, tregoi një sondazh.
Faturat e gazit dhe energjisë elektrike për banorët arritën një rekord muajin e kaluar dhe rritja e çmimeve të gazit natyror dhe naftës pas pushtimit rus të Ukrainës ndihmoi në zgjerimin e inflacionit vjetor të Gjermanisë në nivelin më të lartë të 40 viteve në muajin mars.
Rreth 46% e kompanive thanë se duan të reduktojnë investimet për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe një e katërta e kompanive gjermane presin të regjistrojnë një barrë më shumë nga rritja e çmimeve në gjysmën e dytë të vitit, tregoi sondazhi i kryer nga Instituti Ifo.
Sondazhi, që anketoi 1,100 kompani, shumica prej tyre biznese familjare, tregoi se 14% po mendonin për shkurtimet e vendeve të punës për shkak të rritjes së kostove të energjisë. Pothuajse 90% e kompanive thanë se ndoshta do të duhej të rrisnin çmimet për të kompensuar kostot në rritje, ndërsa tre të katërtat planifikojnë të zgjerojnë investimet e tyre në efiçencën e energjisë.
Koalicioni qeverisës i Gjermanisë publikoi muajin e kaluar masat me vlerë rreth 16 miliardë euro për të ndihmuar konsumatorët që përballen me kostot në rritje të energjisë dhe për të reduktuar varësinë nga gazi rus.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.