Rritje e energjisë elektrike me 266% – Qeveria suedeze miraton skemën prej 590 milion euro!
Suedia njoftoi të mërkurën se kishte caktuar rreth 6 miliardë korona (590 milionë euro) për një skemë të përkohshme për të ndihmuar familjet më të prekura në të gjithë vendin skandinav për të përballuar faturat e larta të energjisë elektrike këtë dimër.
Familjet që konsumojnë më shumë se 2000 kilovat orë në muaj mund të marrin kompensim me vlerë rreth 2000 korona (195,5 euro) në muaj për tre muajt dhjetor-shkurt. Rreth 1.8 milionë familje janë të prekura, tha qeveria.
Qeveria Social Demokratike e Suedisë me një parti, pakicë, pritet të marrë mbështetjen e shumicës për planin në Riksdag me 349 vende.
Pronarët e shtëpive në Suedi kanë filluar tashmë të adoptojnë strategji alternative për të ulur konsumin e tyre – reduktimin e ngrohjes, mbylljen e dhomave, përdorimin e burimeve të tjera të nxehtësisë si djegësit e drurit dhe veshin çorape të trasha të leshta.
Ka pasur raportime për njerëz që marrin kredi bankare për të paguar faturën e energjisë elektrike. Çmimet e energjisë elektrike në Suedi janë rritur pasi temperaturat e ftohta rritën kërkesën dhe çmimet e gazit në Europë vazhdojnë të rriten.
Sipas të dhënave nga rregullatori suedez i tregut të energjisë, kostot e energjisë elektrike për një apartament mesatar në gjysmën jugore të vendit ku jetojnë shumica e suedezëve u rritën me 266% nga viti në vit në dhjetor, ndërsa kostoja për një shtëpi mesatare me ngrohje elektrike kërceu mesatarisht 361% në të njëjtën periudhë.
Në dhjetor, Norvegjia fqinje tha se mbështetja do të jetë në dispozicion për familjet që përdorin deri në 5,000 kilovat orë energji elektrike çdo muaj. Ky veprim do t’i kushtojë kombit rreth 5 miliardë korona (500 milionë euro).
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.