Schulz sulmon Trump – Lider i çoroditur që duhet ndaluar, Merkel po e toleron

Martin Schulz, i cili është rivali kryesor i Angela Merkel në zgjedhjet e përgjithshme të 24 Shtatorit, ka sulmuar ashpër, jo vetëm rivalen e tij por edhe presidentin amerikan, Donald Trump.
Schulz është njeriu i vetëm në gjendje që të frenojë kancelaren nga një dominim 16 vjeçar i qeverisë gjermane.
Pavarësisht kësaj, dhe pavarësisht faktit se ai është njeriu që i është afruar më shumë se kushdo tjetër kancelares, sondazhet flasin për një hendek dy shifror mes të dyve.
Sipas Martin Schulz, Donald Trump është një lider i çoroditur i cili duhet penguar me çdo kusht. Social demokrati është i mendimit se, Angela Merkel e ka toleruar presidentin amerikan më shumë seç duhet.
“Merkel është shumë e dobët me një presidenti të paqëndrueshëm dhe te i cili nuk duhet të kesh besim. Partia social demokrate nuk do t`i bindet logjikës së Trump për shpenzimet ushtarake”, shtoi ai.
Martin Schulz ka marrë mbështetje për këto deklarata edhe nga Gerhard Schroeder, socialdemokrati i fundit kancelar i Gjermanisë. Sipas liderit aktual dhe ish liderit, Merkel nuk e ka kritikuar sa duhet Donald Trump.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.