SHBA dhe Kina, të parat drejt dixhitalizimit të monedhave kombëtare!

Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që bankat qendrore anembanë globit të mendojnë të rikrijojnë monedhat e tyre të përshtatura për epokën digjitale.
Për Presidentin Joe Biden duket të jetë e rëndësishme të fillojë puna për të zhvilluar një monedhë dixhitale të përshtatshme.
Ndërkohë nga ana tjetër edhe për Kinën e cila mban vendin e dytë sa i përket ekonomisë botërore gjetja e një monedhe dixhitale padyshim ishte e rëndësishme, gjë kjo që e shtyu edhe të lançonte një të tillë , që deri më tani numëron më shumë se 100 milionë përdorues.
Megjithatë puna ka filluar për të kaluar në një nivel tjetër.
Sa i përket monedhave dixhitale drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva është shprehur se tanimë janë ende në një fazë eksperimentale dhe se bankat po fillojnë të familjarizohen me idenë se ka ardhur koha për tu përgatitur për ndryshime të rrënjësishme të epokës dixhitale. /CNN
V.G/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.