SHBA, Mnuchin: Reforma e taksave në gusht, të përkushtuar për rritjen ekonomike

“Reforma e taksave do të jetë arritur deri në muajin gusht, ndërkohë që qeveria po punon për rritjen ekonomike”. Kështu është shprehur në intervistën e tij të parë për Wall Street Journal dhe CNBC, Steven Mnuchin, Sekretari Amerikan i Thesarit.
“Reforma e taksave është prioriteti numër një. Ne jemi të përkushtuar për ta përfunduar këtë reformë, deri në muajin gusht”, tha Mnuchin. Sa i takon rritjes ekonomike, Sekretari i Thesarit vuri në dukje se rritja e ngadaltë është një anomali si rezultat i politikave të administratës së Obamës.
“Qeveria e re ka për qëllim që të arrijë një rritje të qëndrueshme ekonomike të paktën 3% në vit. Ne mendojmë se është e rëndësishme për të kthyer një rritje më të normalizuar, që do të thotë më e madhe ose e barabartë me 3%”, tha Mnuchin
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.