SHBA paralajmëron: Rusia mund të pushtojë Ukrainën ‘në çdo moment’!
Rusia po zhvendos trupat në perëndim në Bjellorusi për ‘lojëra’ lufte, thanë zyrtarët, pasi Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim të ashpër se trupat e Putinit mund të pushtojnë Ukrainën “në çdo moment”. Zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë, Alexander Fomin tha se stërvitjet e përbashkëta me Bjellorusinë do të përfshijnë ushtrimin e përgjigjes ndaj kërcënimeve të jashtme, raportoi Associated Press.
Ndërkohë, zyrtarët amerikanë e quajtën situatën “jashtëzakonisht të rrezikshme” pasi më shumë trupa ruse iu afruan Ukrainës. Sekretari amerikan i Shtetit do të udhëtojë në Ukrainë këtë javë dhe do të takohet me ministrin e jashtëm rus Lavrov në Gjenevë, ndërsa tensionet rriten nga frika për një pushtim të mundshëm rus.
Rusia pret që SHBA t’i përgjigjet një kërkese që NATO të mos zgjerohet në ish-kombet sovjetike, diçka që SHBA dhe aleatët e saj e kanë refuzuar si një fillim. Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane kanë paralajmëruar për javë të tëra për një pushtim të mundshëm rus pas grumbullimit të dhjetëra mijëra trupave ruse në kufirin e Ukrainës. Javën e kaluar, faqet e internetit të qeverisë ukrainase u shkatërruan pas një sulmi kibernetik për të cilin autoritetet fajësuan hakerat e lidhur me Rusinë.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.