Shërohet pacientja më e moshuar e Koronavirusit – 103 vjeçarja u kurua për më pak se një javë!
Një gjyshe 103-vjeçare u shërua nga Koronavirusi pas trajtimit gjashtë-ditor në Wuhan. E moshuara, Zhang Guangfen, doli nga spitali pasditen e djeshme. Ajo është deri më tani pacientja më e moshuar e Koronavirusit që shërohet në Kinë dhe dy vjet më e madhe se pacienti i mëparshëm i regjistruar, 101 vjeç.
Zonja Zhang u kurua brenda më pak se një jave sepse ‘ajo nuk kishte shumë sëmundje të tjera shoqëruese’, tha mjeku i saj Liao Zhenhui për shtypin lokal. Gjyshja u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse më 1 mars në Spitalin e Filialit Liyuan të Kolegjit Mjekësor Tongji në Wuhan, Provinca Hubei e Kinës qendrore. Ajo ishte në gjendje kritike dhe mezi mund të komunikonte me mjekët kur u pranua në spital.
Zonja Zhang u shërua gradualisht pasi iu dha një përkujdesje intensive gjatë gjithë ditës si dhe falë terapisë ushqimore, shtoi mjeku i saj.
Një tjetër 101 vjecar që ishte infektuar me Koronavirusin, arriti të shërohej dhe të rekuperonte pasi kaloi një javë në spital. Ish pacienti, i njohur me mbiemrin e tij Dai, u lirua javën e kaluar nga Spitali i Tretë Wuhan. Dai dukej se ishte shumë energjik kur doli nga spitali, i tha Liao shtypit.
Kina ka inkurajuar qytetarët e saj të rifillojnë jetën normale pasi vendi ka parë një rënie të vazhdueshme në çështjet e reja. Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Wuhan dje për herë të parë që kur qyteti u shfaq si qendra e epidemisë së Koronavirusit në janar, një shenjë kryesore kjo që tregon se Pekini beson se virusi është nën kontroll.
Koha e vizitës së Xi tregon që Kina është e gatshme të deklarojë fitoren për krizën shëndetësore, e cila ka vrarë të paktën 3,158 njerëz në vend dhe 4,325 në të gjithë botën, sipas ekspertëve. Në nivel global, Koronavirus ka infektuar afro 120 mijë njerëz me një duzinë vendesh që po luftojnë ende shpërthimet më të këqija, përfshirë Italinë, Iranin dhe Korenë e Jugut. (Dailymail)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.