Shfuqizimi i moratoriumit të gjuetisë, Federata dhe shoqatat thirren për seancë dëgjimore në Kuvend!
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka parashikuar të zhvillojë të marten ora 12:00 një seancë dëgjimore me Federatën Kombëtare për Gjueti dhe Konservim dhe shoqatat e gjuetarëve. Në këtë seancë pritet të diskutohet për ligjin e ri të gjuetisë.
Krahas shfuqizimit të moratoriumit nisma e depozituar në Kuvend për shqyrtim parashikon edhe ndryshimin e ligjit të gjuetisë të vitit 2010, duke përcaktuar rregulla të reja më strikte me qëllim frenimin e abuzimeve.
Modeli i përzgjedhur është ai kroat dhe sjell në thelb një riorganizim terësor të rregullave të gjuetisë në Shqipëri duke nisur që nga rishikimi i atyre që cilësohet si zona gjuetie e deri te licencat e tarifat që duhet të paguajnë gjuetarët për ushtrimin e aktivitetit.
Për më shumë lexo edhe: http://www.scan-tv.com/kuvendi-drejt-shfuqizimit-te-moratoriumit-te-gjuetise-vendoset-modeli-kroat-22-veprimet-qe-do-te-denohen-me-gjoba-10-100-mije-leke/
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.