Shifrat e Deutsche Bank: Recesioni ekonomik do të jetë më i madhi pas Luftës së Dytë Botërore, por ekonomitë do të rigjallërohen shpejtë
Deutsche Bank është institucioni më i fundit financiar që parashikon një recesion global për vitin 2020, dhe parashikimet e tij për tremujorin e dytë tregojnë se kjo do të jetë goditja më e madhe në ekonomi për 80 vitet e fundit.
Rënia e kërkesës për tremujorin e parë në Kinë do të fillojë ngadalësimin global përpara se një tronditje e ngjashme të shihet në Eurozonë dhe SHBA, shkruajti të mërkurën ekipi i ekonomistëve të udhëhequr nga Peter Hooper. Përhapja e koronavirusit tashmë ka tërhequr ekonomitë e mëdha afër ndalimit të plotë pasi urdhrat e karantinës dhe mbylljet e biznesit bllokojnë shpenzimet e konsumatorit.
Kinës do t’i bjerë prodhimi i saj i brendshëm bruto me 31.7% në tremujorin e parë. Ekonomia amerikane do të rritet me vetëm 0.6% në tremujorin e parë para se të rrëshqasë në një tkurrje prej 12.9%, shtuan ata.
Rënia e parashikuar “do të jetë si asgjë e regjistruar më parë dhe do ti ngjasojë shumë krizës së pas L2B” , shtoi banka.
Skenari i recesionit të Deutsche Bank përshkruan një rënie të mprehtë në formë V-je në rritjen ekonomike, ndërsa ekonomitë do ta marrin veten dhe rriten gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020. Por vështirësia në kontrollin e shpërthimit i bën vlerësimet e tilla të vështira, tha banka. “Ne nuk mund të stresojmë sa duhet shkallën e pasigurisë në lidhje me këto parashikime. Këto janë me të vërtetë ngjarje pa asnjë shembull historik të përshtatshëm me të cilat mundemi të ankorojmë parashikimin tonë.”
D.B- SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.