Shifrat/ Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali më i ulëti që nga 10 marsi
Shifrat nga Italia në përballjen me koronavirusin në ditën e sotme kanë sjellë disa vrojtime pozitive. Shihet pra një rritje e lehtë e numrit të vdekjeve, por në aspektin tjetër të dhënat e ditës së dytë, të “Fazës 2” tregojnë suksesin e masave të “Fazës 1” në kontrollimin e infeksionit.
Pak më shumë se një mijë raste pozitive të reja, në rënie të vazhdueshme, duke u rikthyer në nivelet e 10 Marsit, ditën e dytë të bllokimit, praktikisht dy muaj më parë. Zbulimi i rasteve të reja është shumë i ulët në lidhje me tamponët e kryer, në më pak se dy përqind, ose më pak se një rast për çdo 50 teste të kryera. Rënia e pacientëve vazhdon, por ulja e njerëzve në izolimin në shtëpi është gjithashtu e qartë edhe sot.
Nga 1075 raste pozitive të zbuluar sot, shumica janë në Lombardi, me 500 pozitive të reja (46.5% e infeksioneve të reja). Midis rajoneve të tjera më të prekur nga koronavirusi, rritja e rasteve është 152 raste në Piemonte, 100 në Emilia Romagna, 29 në Veneto, 30 në Toscana, 63 në Liguria dhe 67 në Lazio.
Në njëzet e katër orët e fundit kanë vdekur 236 njerëz (dje kishte 195 viktima), duke arritur në total 29,315 vdekje.
Shërimi arriti në 85.231, për një rritje me 2,352 njësi (dje u shëruan 1,225 njerëz) në 24 orë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.