Shifrat zyrtare/Më shumë se 100 mijë viktima! Europa rezulton kontinenti më i goditur nga COVID-19
Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar më shumë se 100 mijë të vdekur të Europë. Kjo shifër del nga përllogaritjet e “France Presse”.
Me një total prej 100 mijë e 501 viktimash, Europa është kontinenti më i goditur nga pandemia, që në të gjithë botën ka shkaktuar gjithsej 157 mijë e 163 të vdekur. Italia ka 23 mijë e 227 viktima dhe Spanja 20 mijë e 43 duke qenë kështu dy vendet më të goditura.
Më pas vjen Franca me 19.323 viktima dhe Britania e Madhe me 15 mijë e 464. Në botë, sipas AFP-së janë 2 milionë e 281 mijë e 334 rastet me COVID-19 të regjistruar zyrtarisht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.