Shitjet e makinave në Kinë, rënie me 16% gjatë muajit Janar
Shitjet e makinave në Kinë kanë shënuar një rënie prej 16 për qind nga një vit më parë, tha të hënën shoqata e industrisë së automjeteve në vend, duke shënuar një rënie të shitjeve në tregun më të madh të automjeteve në botë.
Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve të Kinës ( Caam ) bëri të ditur gjatë një deklarate për Reuters se shitjet kanë rënë në 2.37 milionë makina muajin e kaluar. Kjo duke ndjekur një rënie prej 13 për qind në dhjetor dhe një rënie prej 14 për qind në nëntor. Ekonomia e dytë më e madhe në botë është ngadalësuar dhe negociatat për tregtinë me Shtetet e Bashkuara nuk kanë përfunduar ende.
Tashmë, Pekini ka qenë duke u përpjekur për t’i bindur konsumatorët që të zgjidhin portofolat e tyre dhe është zotuar të ofrojë subvencione për të rritur shitjet rurale të disa automjeteve dhe blerjen e automjeteve të reja të energjisë.
Drejtuesit e industrisë gjithashtu thonë se shitjet e makinave të Kinës gjatë muajit janar dhe shkurt priren të ndikohen nga festat e Vitit të Ri Hënor, pasi konsumatorët janë më të prirur për të blerë makina me kosto të ulët për shkak të Vitit të Ri Kinez.
Datat e pushimeve ndryshojnë çdo vit, por kanë tendencë të ndodhin në të dyja muajt. Ajo u zhvillua në javën e parë të shkurtit të këtij viti. Megjithatë, shitjet e automjeteve të reja të energjisë në Kinë vazhduan të ulnin trendin, duke arritur në 95,700 në janar, një rritje prej 140 për qind në vit, tha CAAM.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.