Shitjet kineze të smartfonëve vazhdojnë të bien – kjo është ndoshta një lajm i keq për Apple
Tregu i telefonisë celulare në Kinë ka pësuar muajin më të keq në vite për sa i përket shitjeve, dhe kjo është ndoshta një lajm i keq për tregun më të madh të smartfonëve “Apple”. Dërgesat e telefonave celularë në Kinë arritën në 14.51 milionë në muajin Shkurt, e cila shënoi një rënie prej 20 për qind nga viti në vit, sipas të dhënave të bëra publike ditën e sotme nga Akademia e Kinës për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.
Në mënyrë specifike, dërgesat e telefonave smartfonë arritën në 13.8 milionë, duke shënuar një rënie mbi 20 për qind nga viti në vit, sipas CAICT, një institut kërkimor i mbështetur nga qeveria. Muaji Shkurt ka qenë një nga muajt më të dobët për sa i përket shitjeve të smartonëve në Kinë si pasojë e festës javore të Vitit të Ri Kinez.
Xi Wang, një nga analistët më të mirë tregtar në Pekin, tha për CNBC se një numër faktorësh, duke përfshirë një ngadalësim ekonomik në ekonominë e dytë më të madhe në botë, një treg i ngopur i smartfonëve dhe shitësit me inventar të tepërt, nga ku të gjithë këta komponentë luajtën një performancë të dobët gjatë muajit shkurt.
Wang shpjegoi se shitësit e smartfonëve mund të dërgojnë një numër të madh të telefonave smartfonë tek shitësit në janar, e cila tejkalon kërkesën, në mënyrë që të ketë një “fillim të mirë” për vitin. Analistët thonë se koha e vështirë e Apple në Kinë, një nga tregjet më të rëndësishme të saj, ka gjasa të ketë vazhduar që në fillim të vitit.
Në tremujorin e parë fiskal të 2019 -ës që përfundoi më 29 dhjetor 2018, të ardhurat e Kinës kanë rënë gati në 27 për qind nga viti në vit. Dhe në janar, shitësit më të mëdhenj e zvogëlonin çmimin e iPhone në Kinë.
Analistët thanë se Apple ka gjasa të ketë ndjerë dhembjen e një ngadalësimi të tregut të përgjithshëm, dhe rivali Xiaomi me kosto të ulët mund të pësojë edhe në një konkurrencë më të fortë. “Apple dhe Xiaomi vazhdojnë të jenë humbësit më të mëdhenj, ndërsa Huawei, Vivo dhe OPPO vazhdojnë të kryesojnë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.