Shpërndarja e vaksinave në Greqi dhe Itali. Dy vendet lajmërojnë nisjen e programit në Dhjetor dhe Janar
Italia dhe Greqia pritet të nisin shpërndarjen e vaksinave në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit 2021, në një kohë të lajmeve pozitive në luftën kundër pandemisë. Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, tha se vendi do të nisë një program gjigant të vaksinimit pa pagesë në nisje të vitit të ardhshëm, me punëtorët e shëndetësisë dhe të moshuart që do të kenë prioritet. Speranza tha se qeveria ka patur opsione për të blerë 202 milionë doza të vaskinave nga disa kompani.
Italia është vendi i parë perëndimor që u godit rëndë nga virusi, duke regjistraur 56,361 vdekje që prej shfaqjes së infeksionit në muajin Shkurt, që është shifra e dytë më e latë në Europë pas Britanisë. Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, tha se vaskina mund të disponohet për qytetarët grekë përpara se të përfundojë viti. Petsas tha se programi pritet të përfundojë në Qershor të vitit të ardhshëm. “Ne kemi thënë gjithmonë se menjëherë pasi të miratohet nga organizatat kompetente, ne do të jemi gati.
Ne presim ta nisim shpërndarjen në fund të Dhjetorit dhe nisje të Janarit”- tha Ai. Petsat shtoi se furnizimet për Janarin do të jenë relativisht ttë ulëta dhe do të kenë prioritet mejkët dhe personat më të cënuar. Objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është për mbi 2.1 milionë njerëz në muaj, e për rrjedhojë me 25 milionë vaksina që vendi ka blerë, të gjithë grekët të mund të vaksinohen deri në fund të Qershorit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.