Shpronësimet e banorëve – Tabaku: Të zbatohet ligji për kompensimin në bazë të vlerës së tregut

Paralajmërojnë për protesta edhe banorët e Bregut të Lumit, shtëpitë e të cilëve janë prishur, për ndërtimin e Bulevardit të ri. Gjatë një takimi me këta banorë, Jorida Tabaku ka kërkuar që shteti të zbatojë ligjin. Sipas deputetes së Partisë Demokratike Tabaku, opozita do të vijojë të mbështesë të gjithë banorët që kërkojnë shpërblimet për banesat e tyre të cilat janë prekur nga projektet publike.
Ndërkohë që vetë banorët paralajmërojnë për protesta, deri në momentin që do të marrin vlerën e shpronësimit siç e parashikon ligji.
Projekti i Unazës së Madhe ka gati një muaj që është kthyer në mollë sherri mes institucioneve , opozitës dhe banorëve, të cilët nuk pranojnë shembjen e shtëpive nëse nuk ju garantohet nga shtetit dëmshpërblimi që parashikon ligji.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.