Sllovenia thyen ‘tabunë’ – Emëron për herë të parë një ‘Shefe Ushtrie’

Sllovenia është bërë shteti i parë i NATO-s që emëron në krye të ushtrisë një femër. Alena Ermenc, zëvendëson ‘gjeneral mjor-in’, Alana Geder, i cili mbajti këtë post vetëm gjashtë muaj pasi paraardhësi i tij u shkarkuar nga performanca e dobët e forcave të armatosura të vendit gjatë testeve të NATO-s.
Presidenti slloven, Borut Pahor, tha se emërimi i Ermenc në krye të Forcave të Armatosura të vendit do të ndihmojë në përmirësimin dhe modernizimin e tyre.
“’Gjeneral Major’ Alenka Ermenc plotëson kritere të larta profesionale, ka përvojë të gjerë menaxheriale dhe demonstron vendosmëri. Për shkak të këtyre virtyteve, së fundmi e dekretova atë me gradën ‘Gjeneral Major’”, tha presidenti. Ndërkohë, shtoi më tej se Sllovenia duhet të përmirësojë me shpejtësi sigurinë e saj ushtarake për shkak të tendencës globale të përkeqësimit të sigurisë.
E shkolluar në Mbretërinë e Bashkuar, ajo u caktua në Kosovë për 6 muaj si pjesë e një misioni paqeruajtës në vitin 2009. Gjeneralja 55-vjeçare, Ermenc do të udhëheqë 7 500 trupat e vendit.
Aleanca aktualisht ka 29 shtete anëtarë me një numër trupash prej rreth 3 milionë. Në vitin 2016, gratë përbënin vetëm 10.9% të forcave aleate, përfaqësimi më i lartë që nga viti 1999, sipas një raporti të NATO-s të publikuar vitin e kaluar, ndërsa përfaqësimi i grave në operacionet e NATO-s llogaritej në vetëm 6.8% në 2015.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.