Shqiptarët paguajnë 33.24 dollarë në muaj për internetin – Renditen në vendin e 42-të në botë
Shqiptarëve u duhet të paguajnë 33.24 dollarë në muaj për paketën e internetit, duke u renditur në vendin e 42 në botë për internet, mesatarisht me çmim të lirë.
Një studim i ri ka zbuluar se ka një hendek të madh në çmimet e internetit në mbarë botën. Hulumtimi është kryer nga Cable.co.uk në Mbretërinë e Bashkuar në 196 vende të botës, ku ka konstatuar se internet më të lirë ofron Irani me një çmim mesatarisht prej 5.37 dollarë.
Në përgjithësi, shërbimi i internetit është shumë i lirë në të gjithë Europën Lindore me një çmim mujor mesatarisht 5.51 dollarë në Ukrainë, 9.93 dollarë në Rusi dhe 13.47 dollarë në Rumani.
Në Europën Perëndimore, çmimet rriten ndjeshëm dhe në Gjermani për shembull, dikush do të paguajë çdo muaj një mesatare prej 34.07 dollarë, shumë kjo, pak a shumë sa e Shqipërisë.
Italia renditen në vendin e 32 me 29.27 dollarë në muaj, Maqedonia në vendin 46 me 35.81 dollarë, Bosnjë – Hercegovina në vendin e 50 me 37.24 dollarë dhe Greqia në vendin e 91 me 55.49 dollarë.
Në Shtetet e Bashkuara, përdoruesit duhet të paguajnë pothuajse dy herë më shumë se ato në Gjermani. SHBA-të renditen në vendin e 114-të me një faturë mujore mesatarisht 66.17 dollarë.
Kjo është asgjë në krahasim me disa vende të tjera, siç është Burkina Faso, e cila renditet në fund. Shteti i Afrikës Perëndimore ka çmimet më të larta të internetit në mbarë botën me një faturë mujore mesatare prej 961.22 dollarë. Interneti është në dispozicion vetëm në zonat më të mëdha urbane, ndërsa 97 për qind e banorëve burkinas nuk kanë internet, pasi është shumë e papërballueshme.
Mbi 3.351 paketa interneti janë regjistruar dhe analizuar nga BDRC Continental dhe Cable.co.uk në mes të 18 gushtit dhe 12 tetorit 2017, ku më pas është bërë renditja e 196 vendeve të botës.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.