Shteti aziatik prej 273 milion banorësh ndryshon zyrtarisht kryeqytet!
Indonezia miraton ligjin për zhvendosjen e kryeqytetit në Borneon e largët.
Parlamenti i Indonezisë ka miratuar një projekt-ligj për zhvendosjen e kryeqytetit të vendit nga Xhakarta në Kalimantan në Borneo, tha të martën Kryetari i Dhomës Puan Maharani.
Ligji i ri për kryeqytetin shtetëror, i cili ofron një kuadër ligjor për propozimin ambicioz të Presidentit Joko Widodo, përcakton se si do të financohet dhe qeveriset zhvillimi i kryeqytetit.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.