Shtyhet afati i transmetimeve digjitale, Sala: Qytetarët dhe operatorët kanë edhe një muaj kohë

Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive ka vendosur në mënyrë unanime që të shtyjë edhe me 1 muaj afatin e transmetimeve dixhitale në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, për shkak se sipas një sondazhi të bërë shumica e qytetarëve ende vijojnë të shikojnë në transmetime analoge, ndërsa në qarkun e Vlorës mungon infrastruktura.
“Bordi i Ama-së ka vendosur shtyrjen e afatit të transmetimeve analoge në Tirane dhe Vlorë me 30 ditë. Operatorët privatë që nuk mbulojnë me sinjal, të marrin masa në qarkun e Vlorës, të marrin masa për infrastrukturën.
Shtyrja me 4 javë do t’u krijojë mundësi qytetarëve të marrin masa dhe do t’ju jape mundësinë operatoreve” tha Gentian Sala, Kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive. AMA u bën apel qytetarëve dhe operatorëve të marrin masat përkatëse, pasi më 1 Tetor do të mbyllen transmetimet analoge. Afati për ndërprerjen e transmetimeve analoge ishte përcaktuar data 1 shtator 2019, por pavarësisht kësaj, qytetarët ende nuk janë gati.
Elisabeta Dosku/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.