Si ka ndryshuar vota popullore? – Ndryshimi 2013-2021 në rang kombëtar për PS, PD, LSI, PSD

“Scan Intelligence Unit” ka analizuar shifrat zyrtare të zgjedhjeve të 25 prillit, për të kuptuar edhe tendencën e votës, si dhe ndryshimin e votës popullore në rang kombëtar për subjektet që do të përfaqësohen në Kuvendin e ardhshëm. Si ka ndryshuar mbështetja ndaj 4 partive parlamentare të dala nga zgjedhjet e 25 prillit këto 8 vite? Vihet re se krahasuar me vitin 2017, Partia Socialiste ka rritur me rreth 3400 vota mbështetjen në rang kombëtar, ndërsa ajo demokratike me rreth 165 mijë vota.
Lëvizja Socialiste për Integrim ndërkohë duke të jetë ajo që ka pësuar humbjet më të mëdha, pasi ka pësuar një tkurrje prej rreth 118 mijë vota. Gjithsesi, kjo rënie, nuk ëshët përkthyer në të njëjtën masë në rënie të mandateve. Rënia në terma mandatesh të përfaqësuara në parlament është ndjeshëm ëm e lartë, thuajse 500%.
Krahasuar me vitin 2013 ndërkohë, PS ka rritur mbështetjen popullore me rreth 55 mijë vota, ndërsa ajo demokratike me rreth 93 mijë, pa marrë paraysh këtu efektin që kanë pasur partitë aleate, të cilat garuan nën siglën e PD. Rritja për dy partitë kryesore, përtej faktorëve politik, është edhe rrjedhojë e rritjes së ndjeshme të numrit të zgjedhësve në lista, me thuajse 300 mijë më shumë mes viteve 2013-2021.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.