Si mund të ndihmojmë një pjesëtar të familjes të gjejë një punë në 2017-ën

Sot, për çdo vend pune të lirë, ka më shumë se 10 aplikime, dhe ta fitosh kërkon shumë mund dhe shpesh fat. Ja pse ju, si pjesëtar të familjes nuk duhet të prisni në radhë, por të jepni asistencën tuaj.
Të ndihmuarit si pjesëtar i familjes kërkon të njëjtat teknika si të ndihmosh një të huaj, por kësaj radhë me më tepër emocion. Ja cilat janë disa nga teknikat:
- Në fillim kërkoni dhe ofroni asistencën tuaj
Ju duhet të jeni të parët që duhet të ofroni asistencën tuaj si një pjesëtar i familjes. Të gjithë ne mund të përfitojmë nga asistenca e një pjesëtari të familjes.
- Përdorni kontaktet tuaja (dhe kontaktet e kontakteve tuaj)
Edhe pse interneti luan një rol të rëndësishëm në kërkimin e punëve, shumica e punëve vendosen nëpërmjet kontakteve. Mënyra më e mirë kur një kompani hap një pozicion pune është duke kërkuara për referenca brenda kompanisë.
Ju mund të kërkoni nëpërmjet kontakteve që keni i cili mund të jetë një referencë. Ju nuk mund të bëheni kaq krenar sa mos të pyesni.
Pak nga ne besoj se kanë kontakte jashtë në terren për një punësim të shpejtë që kërkojmë. Për këto fusha, ju mund të përdorni për nivelin e dytë të kontakteve. Ju duhet të provoni të kontaktoni sa më shumë të jetë e mundur, ndoshta ku i dihet. Kontaktet tona ndonjëherë mund të na japin informacion dhe për ato aplikime që mund të jenë të rezervuara apo të fshehura nga publikimi në internet apo nga mediat.
- Trokitja në derë
Një nga strategjitë që ju mund të provoni është dhe qasja në derë e një kontakti që ju keni. Shpeshherë ne ngurojmë ti shkojmë në punë thjesht duke i bërë një mesazh apo marr në telefon. Por a e dini se përqindja më e lartë e të punësuarit nëpërmjet kontakteve vjen nga takimi ballë për ballë me kontaktin?
Ju mund ti propozoni kontaktit si për një periudhë part-time, por shpesh edhe të ofruarit vullnetarisht për një farë kohe, kohë e mjaftueshme për të treguar vlerat tuaja profesionale, janë disa nga strategjitë më të mira për ta fituar vendin e punës.
- Aplikoni në njoftimet për punësim, por mos mbani shpresat në to.
Ka me qindra publikime çdo ditë në gazeta, internet, apo media të ndryshme. Por kjo shumicë kërkese e publikuar, sjell një fluks të madh të kërkuesve, duke e bërë listën e aplikantëve të gjatë dhe ulur mundësinë për një intervistë, dhe aq më pak punësim.
Por edhe pse mund të keni shansin të hyni në intervistë, nga statistikat që janë nxjerrë nga gjigandi i kompanisë, Salesforce.com, shanset për ta fituar vendin e punës vijnë nga referencat që një punonjës apo drejtues jep. Ja pse asistenca juaj si anëtar i familjes është i rëndësishëm.
- Jini të durueshëm, një vend pune mund të kërkojë kohë dhe mund të vijë në çdo moment
Profesionistët që kërkojnë punë e dinë mjaft mirë se aplikimi dhe gjetja e një pune kërkon mjaft kohë. Ju mund të aplikoni në 20 kompani dhe të jeni ende në kërkim të aplikimeve të tjera, por gjithashtu e dini se punësimi mund të ndodhë pa paralajmërim, në çdo kohë.
Dhe si një marrëdhënie në çift, ju nuk keni pse t’i mbushni mendjen shumë kompanive, por vetëm një kompanie.
(a.xh)
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.