Si ndikojnë klientët në biznesin tuaj?
Të punësosh personat e duhur është shumë e rëndësishme për biznesin, sigurisht këtë nuk mund ta mohojmë, por një faktor tjetër shumë i rëndësishëm për biznesin tuaj janë edhe klientët. Më poshtë do të gjeni 3 mënyra se si ndikojnë klientët në biznesin tuaj.
- Ndikojnë drejtpërsëdrejti në shitjet tuaja
Klientët ndikojnë në shitjet e biznesit tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nëse një klient është i kënaqur ai do ta përhapë fjalën. E ku ka reklamë më të mirë se sa kur njerëzit flasin mirë për ju? Kjo, jo vetëm do ju ndihmojë në xhiron e biznesit tuaj por do t’ju shpëtojë edhe një shumë të hollash që do të harxhonit për promovimin e biznesin tuaj.
- Ndikojnë në mënyrën se si do të kujtoheni
Kur produkti apo shërbimi që ju ofroni të ketë arritur në fundin e tij, reputacioni juaj si dhe ndërveprimi me konsumatorët do të vazhdojnë të qëndrojnë. Nëse reputacioni juaj është pozitiv, mrekulli! Por nëse konsumatorët kanë tendencën t’ju kujtojnë për përvojat e tyre të këqija në lidhje me shërbimin e varfër që ju ofronit, ky imazh i keq është vështirë të zhvendoset.
- Ndikojnë në jetën tuaj
Klientët e mirë zvogëlojnë stresin, rrisin mundësitë për një punë më të mirë si dhe janë një rast i mirë studimi. Kur klientët tuaj janë të mirë e të besueshëm ju frymëzojnë për tu përmirësuar edhe më shumë. Edhe pse të gjithë përpiqen ta ndajnë jetën personale nga biznesi i tyre në një moment apo një tjetër kjo gjë është e pamundur pasi një pjesë të madhe të kohës do ju duhet ta kaloni në biznesin tuaj. Në këtë mënyrë është shumë e rëndësishme që klientët të jenë të mirë, sepse në fund të fundit janë ata që identifikojnë biznesin tuaj.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.