Si të ndërtoni identitetin e markës tuaj përmes ‘storieve’ të Instagramit – ‘Hilet’ që duhet të dini

Rrjetet sociale janë një mënyrë shumë e mirë për të ndërtuar identitetin e markës tuaj. Instagrami është një nga platformat më efektive për ta arritur këtë, përmes fotove apo videove që mund të postoni.
Megjithatë nëse postoni thjesht imazhe në faqen e Instagramit të biznesit tuaj, po humbisni një mundësi të madhe që ofron platforma: Instgram Story. Me Storiet, ju mund të tregoni ‘prapaskenat’ e markës tuaj duke ndërtuar një marrëdhënie autentike me ndjekësit.
Ka rreth 250 milionë përdorues aktivë të përditshëm të opsionit Story dhe 33 për qind e tyre janë nga bizneset. Jo vetëm kaq, por 20 për qind e tyre të postuara nga bizneset rezultojnë me mesazhe të drejtpërdrejta.
Por, për të rritur biznesin tuaj, ju mund të ndiqni udhëzimet e mëposhte nga Headway Capital për të përdorur Storiet e Instagramit në mënyrë efektive për promovimin e markës tuaj.
Së pari, është e rëndësishme të përgatisni, krijoni një plan për Story-n që do të postoni. Nuk ka pse të jetë e 24 orëve të fundit, ajo mund të jetë edhe e vjetër, pasi Story e mundëson tashmë këtë.
Më pas, mendoni për orën më të mirë të ditës për ta postuar duke sjellë në mendje kohën kur audienca është më aktive. Në përgjithësi, përdoruesit janë më aktivë të hënën dhe të enjten ndërmjet orës 7 dhe 9, por kjo mund të ndryshojë varësisht ndjekësve tuaj. Ndërsa, duhet të shmangni postimet nga ora 3 deri në orën 4 pasdite.
Një tjetër element shumë i rëndësishëm është ndikimi te ndjekësit në katër sekondat e para të publikimit të Story-t, pasi pas kësaj kohe, vëmendja e tyre bie.
Po ashtu, ka shumë mënyra se si mund biznesi juaj mund të ‘shfrytëzojë’ Storiet e Instagramit, qoftë përmes hashtageve, vendodhjes, apo opsioneve si Swipe, ku ju mund t’i çoni ndjekësit tuaj edhe në website-n e markës tuaj.
Po ashtu, në rast se zgjidhni të ‘promovoni’ markën tuaj me video, ndajeni atë në pjesë me nga 10 sekonda dhe postojeni në Story. Gjithashtu, mund të ndani me ndjekësit tuaj eventet që zhvillohen apo produktet e reja të markës tuaj.
Së fundmi, një mënyrë shumë e vlefshme për të marrë mendimin e ndjekësve tuaj është edhe ai përmes sondazhit apo pyetjeve, pasi kjo i bën ata të ndjehen të përfshirë në biznesin tuaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.