Skema kombëtare e financimit – Fermerët me NIPT mund të aplikojnë prej datës 28 shkurt
Të gjithë fermerët me NIPT prej datës 28 shkurt mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare nga skema kombëtare.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook.’ Fermerët duhet të aplikojnë pranë agropikave apo në zyrat rajonale të bujqësisë për të përfituar financime për projektet e tyre.
Ndërkohë, sipas Ramës ata mund të aplikojnë pa pasur nevojë për dokumente shtesë.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se që prej datës 28 shkurt të gjithë fermerët me NIPT mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare për projektet e tyre në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë pranë agropikave e zyrave rajonale të bujqësisë, PA ASNJË DOKUMENT SHTESË, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.