S&P paralajmëron Gjirin Persik – Rënia e naftës në $40, do ta ulë vlerësimin në “mbeturinë”!
Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s, vlerësoi se një rënie e çmimeve të naftës drejt 40 dollarëve për fuçi, do të ulte kreditin për vendet eksportuese me 2 nota, duke e çuar vlerësimin mesatar në thuajse “mbeturinë”. Raporti i agjencisë theksonte se sipas një “prove rezistence hipotetike në afat-gjatë”, ku çmimet bien në 40 dollarë për fuçi deri në 2040, nota mesatare e vendeve të Gjirit Persik do të reduktohej me 2 nota në “BBB-“. Hidrokarburet kontribuojnë mesatarisht me 81% tek të ardhurat qeveritare për vendet e Gjirit dhe ritmi i diversifikimit ekonomik pritet të qëndrojë gradual.
Nafta Brent ra në 53 dollarë për fuçi Javën e kaluar. Megjithatë, mesatarja ka qenë në 60 dollarë për fuçi, që kur nisi rënia e madhe nga 115 dollarë në vitin 2014. Deri në vitin 2027, raporti vlerësoi një përkeqësim të pozitave fiskale të vendeve, ç’ka do ta çonte notën në “BBB”. Deri në vitin 2040, nota do të ulet përsëri në “BBB-“, që është vetëm një gradë sipër mbeturinës. Standard & Poor’s deklaroi se faza e dytë e zhvlerësimeve do të vijë si pasojë e dobësimit të strukturës makroekonomike dhe rënies së Produktit të Brendshëm Bruto për frymë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.