Spanja do përgjysmojë TVSH për energjinë / Lehtësim për familjet prej rritjes së çmimeve të energjisë elektrike
Qeveria e Spanjës po përgatitet të përgjysmojë tatimin mbi vlerën e shtuar ndaj energjisë elektrike në 10%, nga 21%, për të ofruar lehtësim direkt për konsumatorët, përballë rritjes së çmimeve të energjisë. Ky reduktim, i aplikuar deri në fund të vitit, duhet të miratohet nga një takim i jashtëzakonshëm i kabinetit ditën e Enjte dhe vjen pas disa javësh të rritjeve të forta të çmimit të energjisë elektrike, nxitur nga kërkesa e lartë për shkak të temperaturave të larta, ndër të tjera. “Më shumë duhet bërë në këtë kontekst, por kjo do të ofrojë lehtësim të menjëhershëm për miliona familje dhe biznese të vogla”- shkroi në twitter Pablo Echenique, zëdhënës i parlamentit për partinë e majtë Unidas Podemos, që është partner në koalicionin qeverisës. Reduktimi i tatimit mbi vlerën e shtuar do të jetë ndaj të gjithë konsumatorëve të cënuar apo ato të kontraktuar për deri në 10kË energji, që mbulon shumicën e familjeve dhe bizneseve të vogla.
Përveç kësaj, qeveria do të pezullojë në tremujoin e tretë një taksë ndaj vlerës së gjenerimit të energjisë elektrike (7%), që kompanitë e kalojnë tek çmimi i tregut me shumicë. Rritja e çmimeve të energjisë elektrike ka përkuar me një formulë të re për llogaritjen e konsumit të familjeve, që ka shqetësuar shumë spanjollë që mendojnë se po rrit çmimet. Në nisje të Qershorit, qeveria propozoi 2 reforma në tregun e energjisë, në përpjekje për të lehtësuar barrën e faturave të energjisë, por këto nuk do miratohen deri në fund të vitit.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.