Sponsorizimi i Nike në Kupën e Botës jep frytet e para – Shitjet në rritje pas fitores së Francës
Kompania e veshjeve sportive Nike deklaroi se shitjet kanë pasur një rritje pas Kampionatit Botëror për shkak të ekipeve dhe atletëve që ka sponsorizuar. Në këtë mënyrë kompania amerikane ka fituar terren në garën për të kapur Adidas në shitjet e futbollit.
Finalja, ku Franca mundi Kroacinë, ishte e para ku 22 lojtarë veshin bluza të Nike dhe shumica e tyre mbanin edhe atlete Nike. Kërkesa për kompletin e ekipit francez është shumë e lartë pas fitores, ndërkohë që fanellat e stërvitjes të Anglisë janë shitur plotësisht kudo.
Nike kishte 10 ekipe në Rusi, 2 më pak se Adidas, por tre nga katër finalistet. Ndër lojtarët që veshën atlete Nike ishte futbollisti më i mirë i kampionatit Luka Modric, golashënuesi më i mirë Harry Kane, talenti më i mirë Kylian Mbappe dhe portieri më i mirë Thibaut Courtois.
Të ardhurat e Nike për vitin e kaluar ishin në rritje, për herë të parë në katër vite. Ndër pesë kampionatet kryesore europiane, tre nga ekipet e saj fituan.
Një vit më parë, Adidas mposthi Nike në kupat europiane, duke fituar katër nga këto pesë kampionate dhe duke fituar edhe Champions League dhe Europa League.
Megjithatë, shitjet e Nike duket se nuk e kanë prekur fare Adidas, e cila parashikon një rekord shitjesh fanellash, duke kaluar rekordin prej 8 milionë copësh të shitura katër vite më parë në Brazil.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.