Starbucks do të ndalojë përdorimin e gotave plastike deri në vitin 2020

Starbucks ka njoftuar të eliminojë përdorimin e gotave plastike në dyqanet e saj deri në vitin 2020. Gjigandi më i madh i kafesë në botë në Seatle, me qendër në Uashington është kompania më e madhe për të njoftuar një ndryshim të gotave plastike.
Pasi kjo të vihet në zbatim plotësisht, politika do të eliminojë 1 milion gota plastike në vit si dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në shpëtimin e 100.000 gjitarëve, të cilët ngordhin çdo vit nga konsumimi i tepërt i mbetjeve plastike, veçanërisht në oqean dhe në plazhe.
Për të ndihmuar në sinkronizimin e gotave plastike, vendet e Starbucks do të kenë një ndryshim të madh në kapakun e gotave. Për pije të tjera, si pijet frappuccino, nga ku kapaku aktual i gotës plastike do të mbetet i njëjtë, megjithatë gotat kanë përbërje letre ose materiale të tjera biodegraduese. Konsumatorët do të jenë në gjendje të kërkojnë gota të reja edhe për pijet e tjera. Pijet e nxehta do të vazhdojnë të shërbejnë me kapakun e zakonshëm të gotave.
Drejtori Ekzekutiv Kevin Johnson e quajti këtë përpjekje një “moment historik të rëndësishëm” në rrugën e qëndrueshmërisë. Qeveritë vendase anembanë vendit kanë ndjekur shembullin për të ndaluar gotat plastike ose të paktën të inkurajojnë fuqimisht banorët dhe bizneset që të përdorin gotat plastike.
Qytetet në Florida, në veçanti Naples dhe Fort Myers kanë zbatuar me përpikmëri për të ruajtur bregdetin e tyre, si pasojë e dëmtimeve mjedisore dhe ndryshimeve të tjera klimatike. McDonald njoftoi kohët e fundit se do të përdorte vetëm paketime letre të gotave në vendet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë deri në vitin 2019.
Aksionerët votuan kundër përpjekjes për të vendosur në funksionim gotat plastike në të gjitha vendet, por ikona e ushqimit të shpejtë tha se do të testonte alternativat më të mira të gotave plastike në të gjitha dyqanet e përzgjedhura të SHBA -së. Gotat plastike përbëjnë afërsisht katër për qind të plehrave plastike kur marrim parasysh numrin e copave dhe duke shtuar rreth 2,000 ton nga 9 milion ton mbetje plastike e cila gjendet brenda botës ujore.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.