Statistikat e tregut të punës – INSTAT dhe SHKP marrëveshje për më shumë transparencë

Instituti i Statistikave dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, duke synuar dhënien e një informacioni më të saktë nga ana e këtyre institucioneve sa i përket shifrave të punësimit dhe papunësisë në vend. Shpesh herë shifrat mes palëve kanë pasur përplasje.
E pranishme gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Ministrja e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka, theksoi se synohet dhënia e një informacioni më transparent që i shërben të gjithë aktorëve në tregun e punës.
Mninistrja Xhaçka u bëri edhe njëherë apel të interesuarve që të aplikojnë për vendet vakante në panairin e punës, ndërsa bëri me dije se panairi i një viti më parë ka qenë një sukses në drejtim të punësimeve.
Në panair marrin pjesë 80 kompani të cilat ofrojnë 5 mijë vende pune.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.