Stop bullizmit në punë/ Sipas studimeve shkakton probleme serioze shëndetësore!

Studimet më të fundit, tregojnë se ngacmimet negative në punë, ose i quajtur ndryshe ‘bullizmi’, nuk ndikon vetëm në gjendjen emocionale por dhe në shëndetin tuaj. Prej kohësh, studiuesit i kanë ditur efektet anësore të bullizmit në punë por vetëm kohët e fundit, falë një studimi ku përdorën të dhënat gjithëpërfshirëse të shëndetit publik të ruajtura në vendet skandinave – ata kanë filluar të zbulojnë gjetjet që sugjerojnë se kjo ngacmim mund të ketë efekte serioze edhe në shëndetin fizik.
Në një studim të vitit 2018, një grup i drejtuar nga Tianwei Xu i Universitetit të Kopenhagës analizoi të dhëna nga afro 80,000 punonjës meshkuj dhe femra në Suedi dhe Danimarkë. Studiuesit krahasuan raportet e pjesëmarrësve në bazë të faktit nëse ata ishin ngacmuar në punë vitin e kaluar, dhe më pas vëzhguan të dhënat shëndetësore për të parë nëse ata kishin zhvilluar ndonjë sëmundje kardiovaskulare gjatë kohës që kanë qenë nën trysni. Sa më shpesh pjesëmarrësit në studim thanë se janë ngacmuar, aq më i madh është rreziku për t’u prekur nga sëmundjet kardiake.
Një model i qartë doli nga të dhënat e burrave dhe grave, të cilët thanë se ishin keqtrajtuar, duke qenë kështu rreth 1.59 herë më shumë të predispozuar se vullnetarët e tjerë për t’u prekur sëmundjet kardiake, të tilla si sëmundje të zemrës ose goditje në tru. Me fjalë të tjera, raporti i problemeve të lidhura me zemrën u rrit me 59% për të ‘bullizuarit’’.
Sidoqoftë, Xu dhe kolegët e saj besojnë se ka mekanizma të besueshëm që mund të shpjegojnë se si bullizmi çon drejtpërdrejt në sëmundje fizike. Këto përfshijnë nivele kronike në rritje të hormoneve të stresit, duke shkaktuar njëkohësisht ngrënie të tepërt ose përdorimin e tepërt të alkoolit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.