Strategjia e Shëndetësisë 2016-2020 – Miratohet nga qeveria pavarësisht barrës financiare

Miratohet Strategjia Kombëtare e Shëndetësisë 2016-2020 nga Këshilli i Ministrave. Kjo strategji synon që të plotësojë nevojat e qytetarëve për cilësinë dhe aksesin ndaj kujdesit shëndetësor pavarësisht nga barra financiare.
Katër janë prioritetet e kësaj strategjie:
- investimi në shëndetin e njerëzve gjatë gjithë ciklit të jetës,
- mbulimi shëndetësor universal për të gjithë,
- fuqizimi i sistemit shëndetësor, duke vendosur në qendër njerëzit,
- përmirësimi i qeverisjes dhe bashkëpunimit ndërsektorial për shëndetin.
Ndërkohë që Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe standardet, kriteret dhe procedurat e akreditimit të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë.
Projektvendimi përcakton standardet dhe kriteret që duhet të plotësojë një ofrues i aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë për t’u akredituar si i tillë, duke pasur në qendër të vëmendjes rritjen e cilësisë së edukimit të vazhdueshëm dhe përafrimin e tij me nevojat reale të profesionistëve të shëndetësisë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.